MASh mohon bastisjet dhe kërkon tërheqjen e lajmeve
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mohuar se në ambientet e saj janë kryer bastisje dhe u ka kërkuar mediave që publikuan ose ripublikuan këto raportime ta tërheqin lajmin dhe…

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mohuar se në ambientet e saj janë kryer bastisje dhe u ka kërkuar mediave që publikuan ose ripublikuan këto raportime ta tërheqin lajmin dhe ta publikojnë demantimin.
Në reagimin e saj, ministria thotë se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se informacioni për bastisje është i pavërtetë.
“MASh sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i pavërtetë dhe se në ambientet e saj nuk ka pasur bastisje”, thuhet në reagim.
Sipas ministrisë, puna në institucion po zhvillohet normalisht dhe detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


