Pa kategori

Kurti ia lë Konjufcës përgjigjen për deklaratën e Daçiqit

Kryeministri Albin Kurti nuk e komentoi deklaratën e Ivica Daçiqit për valëvitjen e flamurit serb mbi Prizren, duke iu referuar përgjigjes së ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca. “Ka dhënë deklarimet…

Kurti ia lë Konjufcës përgjigjen për deklaratën e Daçiqit
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti nuk e komentoi deklaratën e Ivica Daçiqit për valëvitjen e flamurit serb mbi Prizren, duke iu referuar përgjigjes së ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca.

“Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, tha Kurti.

Zëvendëskryeministri serb kishte deklaruar gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë se flamuri serb do të valëvitet “herët a vonë” mbi Prizren. Ai tha gjithashtu se partia e tij nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe pretendoi se, nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, edhe 20 shtete të tjera do ta tërheqin njohjen.

Konjufca e cilësoi deklaratën për Prizrenin si dëshmi të ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta dënojë atë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top