Ja kush janë familjarët e qeveritarëve që u rehatuan nëpër ambasada
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë për favorizimin e familjarëve dhe njerëzve të afërt përmes emërimeve në misionet diplomatike të Kosovës. Në një postim në Facebook, ajo ka…

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë për favorizimin e familjarëve dhe njerëzve të afërt përmes emërimeve në misionet diplomatike të Kosovës.
Në një postim në Facebook, ajo ka përmendur mbesën e Sveçlës në Uashington, kushërirën e Dalipit në Berlin dhe bashkëshorten e ish-bashkëpunëtorit të tij në Ajova.
Sipas Bajramit, ndërsa qytetarët përballen me kriza të njëpasnjëshme dhe me rënie të besimit në institucione, Qeveria po merret me sistemimin e të afërmve nëpër ambasada.
Deputetja opozitare ka akuzuar pushtetin se po vepron në kundërshtim me premtimet që ua kishte dhënë qytetarëve, duke e përmbledhur reagimin me fjalët: “Ju kanë mashtru”.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
𝐌𝐛𝐞𝐬𝐚 𝐞 𝐒𝐯𝐞𝐜̧𝐥𝐞̈𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐔𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧, 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐫𝐢𝐫𝐚 𝐞 𝐃𝐚𝐥𝐢𝐩𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐁𝐞𝐫𝐥𝐢𝐧, 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐨𝐫𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐢𝐬𝐡-𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐢𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐈𝐨𝐰𝐚.
Në një kohë kur qytetarët po përballen me kriza të njëpasnjëshme dhe besimi në institucione është në pikën me të ulët, Qeveria po gjen kohë t’i rehatojë miqtë dhe familjarët nëpër ambasada.
Ju kanë mashtru. Krejt çka kanë premtu sot e bëjnë të kundërtën.Ju kanë mashtru e kanë dështu. E sa gjatë do ta jetojmë këtë mashtrim varet edhe nga Ju.