Pa kategori

Milanoviq i premton Shiroka-Pulës mbështetje për Kosovën në BE dhe NATO

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka riafirmuar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, në letrën e urimit për marrjen e detyrës nga presidentja Justina Shiroka-Pula. “Kroacia do…

Milanoviq i premton Shiroka-Pulës mbështetje për Kosovën në BE dhe NATO
Dëgjo artikullin 1 min

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka riafirmuar mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, në letrën e urimit për marrjen e detyrës nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

“Kroacia do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet e bashkëpunimit rajonal, me theks të veçantë në anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka shkruar Milanoviq.

Ai ka shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht për sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore, si dhe shpresën për një takim të afërt me Shiroka-Pulën.

Në një letër urimi, presidenti italian Sergio Mattarella ka riafirmuar gjithashtu përkrahjen për Kosovën dhe dëshirën për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai ka përmendur kontributin italian në KFOR dhe ka thënë se Italia do ta marrë sërish së shpejti komandën e misionit.

Mattarella ka shprehur shpresën që gjatë mandatit të Shiroka-Pulës Kosova të shënojë përparim konkret dhe të qëndrueshëm në reformat e brendshme për afrimin me familjen evropiane, duke siguruar mbështetjen italiane në këtë rrugëtim.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top