Taravari: Biseduam për kalimin e Mexhitit në ASH, pa ofertë posti
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 kishte biseduar me Izet Mexhitin për bashkimin me ASH-në, por pa i ofruar një post…

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, tha se pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 kishte biseduar me Izet Mexhitin për bashkimin me ASH-në, por pa i ofruar një post konkret partiak. Ai e bëri deklaratën në emisionin “DIALOG te LAJMI”.
“Të jem i sinqertë, me zotin Mexhiti kemi pasur komunikime menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2020, që eventualisht ai të angazhohej në Aleancën për Shqiptarët”, tha Taravari.
Sipas tij, bisedimet nuk përfshinin ofertë për postin e nënkryetarit, sekretarit apo ndonjë funksion tjetër. Taravari tha se bashkimi nuk u realizua dhe se në zgjedhjet lokale të vitit 2021 Mexhiti u angazhua sërish me BDI-në, veçanërisht në Çair, por edhe në Dibër dhe Strugë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


