Tahiri: Ligji për Specialen duhet të jetë vetëm fillimi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që Kuvendi i Kosovës ta miratojë më 5 tetor Ligjin për Specialen në të dyja leximet. Në postimin e tij, ai…

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, kërkoi që Kuvendi i Kosovës ta miratojë më 5 tetor Ligjin për Specialen në të dyja leximet. Në postimin e tij, ai theksoi se miratimi duhet të pasohet nga një angazhim më i gjerë institucional për procesin gjyqësor në Hagë.
“Por ky ligj duhet të jetë vetëm fillimi i një reagimi proaktiv të shtetit në mbrojtje të historisë dhe të vlerës më të madhe kombëtare, luftës çlirimtare”, shkroi Tahiri.
Ai kërkoi që gjatë leximit të dytë të kontrollohet nëse Komisioni për Legjislacion ka lënë çështje pa përfshirë dhe të bëhen amendamentet e nevojshme për përmirësimin e ligjit. Sipas tij, kjo çështje nuk duhet të kthehet në garë politike se kush paraqitet më i zëshëm.
Tahiri tha se në dy vitet e ardhshme Kosova duhet të tregojë seriozitet ndaj procesit në Hagë, përmes një qasjeje institucionale të qëndrueshme dhe të përgjegjshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


