Sveçla mbështet suspendimin e tre policëve për ngacmim të dyshuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbështetur hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm, duke përshëndetur angazhimin e përbashkët…

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mbështetur hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë të dyshuar për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm, duke përshëndetur angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës.
Në një postim në Facebook, Sveçla tha se dyshimet lidhen me keqpërdorimin e pozitës dhe autoritetit zyrtar.
“Mirëpres angazhimin e përbashkët të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për hetimin dhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ngacmimit seksual dhe kontrollimit të paligjshëm, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar”, shkroi ai.
Ministri tha se nuk do të lejohet që individë të caktuar ta njollosin Policinë e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, të cilët, sipas tij, shërbejnë me profesionalizëm për sigurinë e qytetarëve dhe të vendit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


