Shkodra paralajmëron rreziqe për Kosovën nga aktgjykimi i Speciales
Avokati Armend Shkodra tha se pasojat e mundshme të aktgjykimit të Speciales e vendosin Kosovën në një situatë delikate për shtetësinë dhe raportet ndërkombëtare, sipas raportimit të RTK-së. “Është fatkeqësi…

Avokati Armend Shkodra tha se pasojat e mundshme të aktgjykimit të Speciales e vendosin Kosovën në një situatë delikate për shtetësinë dhe raportet ndërkombëtare, sipas raportimit të RTK-së.
“Është fatkeqësi që ndodhemi në një situatë tejet delikate për shtetësinë e Kosovës, për raportet ndërkombëtare, për shkak të pasojave që mund të ndodhin nga aktgjykimi i shpallur në Speciale”, tha ai.
Shkodra mirëpriti kompletimin e institucioneve të vendit, duke e vlerësuar funksionalizimin e tyre si të domosdoshëm për përballimin e sfidave të ardhshme.
Në të njëjtin raportim, publicisti Reshat Sahitaj dhe analisti Ibrahim Shala e vlerësuan pozitivisht zgjedhjen e presidentes dhe tejkalimin e krizës institucionale. Shala tha se ndryshimet në ligjin për Dhomat e Specializuara hapin perspektiva të reja, por sjellin edhe sfida.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


