Srdanoviq pa zotim për dorëzimin e Radoiçiqit në Kosovë
Ilija Srdanoviq, bartës i Listës Studentore në Serbi, nuk dha zotim për ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë, duke thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se çështje…

Ilija Srdanoviq, bartës i Listës Studentore në Serbi, nuk dha zotim për ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë, duke thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se çështje të tilla do të trajtohen sipas procedurave ligjore të Serbisë.
I pyetur për këtë mundësi në programin “Uvid”, ai nuk dha përgjigje përfundimtare nëse një qeveri e re do të ishte e gatshme ta dorëzonte Radoiçiqin te autoritetet e Kosovës.
Për mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me kryeministrin Albin Kurti, Srdanoviqi tha se vendimet do të merren pas formimit të qeverisë së re.
Ai shprehu gatishmëri për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara nga qeveria e Aleksandar Vuçiqit. Megjithatë, shtoi se marrëveshjet mund të rishqyrtohen për të vlerësuar përputhshmërinë e tyre me Kushtetutën e Serbisë.
Kështu, gatishmërinë për dialog nuk e shoqëroi me një përgjigje përfundimtare për dorëzimin e Radoiçiqit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


