Policia sekuestron 344 kuti piroteknike, dyshon për lidhje me protestat
Policia e Tiranës njoftoi se sekuestroi 344 kuti me lëndë piroteknike dhe arrestoi një 24-vjeçar, i cili dyshohet se furnizonte me to persona të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave…

Policia e Tiranës njoftoi se sekuestroi 344 kuti me lëndë piroteknike dhe arrestoi një 24-vjeçar, i cili dyshohet se furnizonte me to persona të maskuar e të dhunshëm gjatë protestave të tri ditëve të fundit.
Sipas njoftimit, kutitë u gjetën në katin e parë të banesës së të riut në rrugën “Jargavani”, gjatë operacionit të koduar “Fireworks”. Policia e vlerësoi sasinë e sekuestruar në rreth 40 mijë euro dhe tha se lëndët dyshohet të jenë të kontrabanduara.
Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës. Pretendimi për furnizimin e pjesëmarrësve në protesta mbetet dyshim i policisë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


