Spiropali, Ramës: 82 mandatet nuk janë mandat për të mos dhënë llogari
Elisa Spiropali i kërkon Edi Ramës të dalë përballë qytetarëve dhe të marrë përgjegjësi politike për krizën, duke theksuar në një letër publike se shumica parlamentare nuk e përjashton detyrimin…

Elisa Spiropali i kërkon Edi Ramës të dalë përballë qytetarëve dhe të marrë përgjegjësi politike për krizën, duke theksuar në një letër publike se shumica parlamentare nuk e përjashton detyrimin për të dhënë llogari.
“82 mandatet nuk janë mandat për të mos dhënë llogari. Janë përgjegjësi për të qeverisur edhe për ata që nuk na kanë votuar”, shkruan ajo.
Spiropali argumenton se zemërimi i protestuesve lidhet me mungesën e përfaqësimit, padrejtësinë dhe humbjen e besimit tek institucionet. Ajo kundërshton dhunën si rrugë për ndryshimin politik, por thekson se kriza kërkon edhe zgjidhje politike, përtej përgjigjes policore.
Në letër, ajo propozon dialog kombëtar për reformat themelore, një sistem zgjedhor konsensual dhe ndarjen e partisë nga shteti. Ramës i kërkon gjithashtu të mbledhë strukturat e Partisë Socialiste për të marrë vendime dhe të hapë rrugën për ndryshime brenda saj.
Spiropali shkruan se as rotacioni politik dhe as zgjedhjet e reja nuk duhet të jenë tabu, nëse bëhen pjesë e një zgjidhjeje demokratike me garanci për konkurrencë të lirë dhe pjesëmarrjen e të gjithëve.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


