Kurti: Apeli në Hagë s’duhet të presë vitin tjetër
Kryeministri Albin Kurti tha se angazhimi institucional për procesin e apelit në Hagë duhet të nisë këtë muaj, jo të shtyhet për vitin e ardhshëm, dhe paralajmëroi se moszgjedhja e…

Kryeministri Albin Kurti tha se angazhimi institucional për procesin e apelit në Hagë duhet të nisë këtë muaj, jo të shtyhet për vitin e ardhshëm, dhe paralajmëroi se moszgjedhja e presidentit do ta vështirësonte këtë angazhim.
Kurti bëri thirrje për një strategji shtetërore e kombëtare për çështjen e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët në deklaratën e tij i përshkroi si të dënuar në shkallë të parë.
“Për katër të dënuarit në shkallë të parë, ne besojmë për korrigjim në apel, në njërën anë, dhe në anën tjetër një strategji shtetërore e kombëtare për të fituar këtë betejë”, deklaroi ai.
Sipas Kurtit, zgjedhja e presidentit dhe çështja e ish-krerëve të UÇK-së janë tema të ndara, por të dyja tejkalojnë interesat partiake. Ai argumentoi se një cikël i ri zgjedhor do ta linte Kosovën për muaj pa institucione funksionale.
“Është paradoksale, përveçse e dëmshme, të thuash se nuk ka temë më të rëndësishme se Gjykata Speciale dhe mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, dhe ta dërgosh vendin në zgjedhje për president”, tha Kurti.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


