Gjini lidh presionin ndaj mediave me mungesën e sukseseve
Ardian Gjini tha se një qeveri që ka suksese i përballon kritikat mediatike me argumente, ndërsa, kur ndodh e kundërta, sipas tij, përpiqet t’ua mbyllë gojën mediave. Në emisionin “Five”…

Ardian Gjini tha se një qeveri që ka suksese i përballon kritikat mediatike me argumente, ndërsa, kur ndodh e kundërta, sipas tij, përpiqet t’ua mbyllë gojën mediave.
Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, kryetari i Aleancës e lidhi mënyrën se si qeveria i trajton mediat me rezultatet e punës së saj.
“Një qeveri që ka suksese në punë, edhe nëse sulmohet prej mediave, ndihet komode. E ka argumentin përpara dhe del me argumente përpara tyre. Por, nëse është e kundërta, provon t’ua mbyllë gojën”, ka thënë ai.
Gjini tha gjithashtu se Aleanca do të ushtrojë rolin e një opozite serioze në Kuvend dhe se së shpejti do të shpalosë strategjinë për etapën e ardhshme politike.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


