Pa kategori

Skendaj: Protestat kanë nevojë për strategji përballë pushtetit

Lëvizjet protestuese duhet ta shoqërojnë mobilizimin qytetar me bashkëpunim me institucionet dhe partitë politike nëse duan t’i kthejnë kërkesat në politika konkrete, vlerëson profesori i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare…

Skendaj: Protestat kanë nevojë për strategji përballë pushtetit
Dëgjo artikullin 2 min

Lëvizjet protestuese duhet ta shoqërojnë mobilizimin qytetar me bashkëpunim me institucionet dhe partitë politike nëse duan t’i kthejnë kërkesat në politika konkrete, vlerëson profesori i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Georgetown, Elton Skendaj.

Në një analizë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë mbi protestat dhe pushtetin në Ballkanin Perëndimor, ai përfshin në këtë strategji edhe angazhimin e Bashkimit Evropian dhe të institucioneve kundër korrupsionit.

“Nuk mjafton vetëm të dalësh në protesta. Duhet të mendosh edhe strategjikisht: si të bashkëpunosh me institucionet dhe partitë politike, si ta angazhosh Bashkimin Evropian për të ushtruar presion ndaj qeverisë kur ajo nuk i dëgjon kërkesat, dhe si t’i përfshish institucionet kundër korrupsionit”, thotë Skendaj.

Sipas tij, mosbesimi i të rinjve ndaj udhëheqësve politikë dhe perceptimi i opozitës si pjesë e problemit ua vështirësojnë lëvizjeve përcaktimin e hapave përtej protestave.

Duke komentuar Kosovën, Skendaj vlerëson se ajo është ndër vendet me zgjedhjet më të lira në rajon, por përballet me çështje të pazgjidhura të statusit dhe polarizim të thellë politik. Sipas tij, kjo përvojë tregon se zgjedhjet e lira mund të bashkëjetojnë me vështirësi në qeverisje.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top