Pa kategori

Shqipëria firmos marrëveshjen për misionin në Gaza

Shqipëria nënshkroi më 23 tetor marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, sipas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi. Marrëveshjen e firmosën shefi i Shtabit…

Shqipëria firmos marrëveshjen për misionin në Gaza
Dëgjo artikullin 1 min

Shqipëria nënshkroi më 23 tetor marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, sipas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Marrëveshjen e firmosën shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, dhe komandanti i ISF-së, Jasper Jeffers. Ceremonia u zhvillua në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm, me pjesëmarrjen e Nufit dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt.

“Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, shkroi Nufi në rrjetet sociale.

Nënshkrimi pason zotimin e kryeministrit Edi Rama, më 19 shkurt, për kontribut me trupa ushtarake dhe personel policor në forcën ndërkombëtare. Njoftimi i paraqitur nuk përcakton numrin e personelit shqiptar apo afatin e dislokimit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top