Pa kategori

Kurti përmend 23 trupat në Zubin Potok, kujton zotimet e Londrës

Kryeministri Albin Kurti kërkoi rikthimin te zotimet e Samitit të Londrës të vitit 2018 për drejtësinë ndaj krimeve të luftës dhe gjetjen e të zhdukurve, duke thënë se në Zubin…

Kurti përmend 23 trupat në Zubin Potok, kujton zotimet e Londrës
Dëgjo artikullin 1 min

Kryeministri Albin Kurti kërkoi rikthimin te zotimet e Samitit të Londrës të vitit 2018 për drejtësinë ndaj krimeve të luftës dhe gjetjen e të zhdukurve, duke thënë se në Zubin Potok janë zhvarrosur 23 trupa shqiptarësh të vrarë nga forcat serbe në prill 1999.

Në deklarimin para mediave në samitin e Procesit të Berlinit në Mal të Zi, Kurti tha se në Kosovë janë ende mbi 1.500 persona të zhdukur.

“Në të njëjtën kohë, shpresoj që të mund t’i rikthejmë zotimet nga Samiti i Londrës i vitit 2018 lidhur me drejtësinë për krimet e kryera gjatë luftës dhe për gjetjen e personave të zhdukur”, deklaroi ai.

Kurti e ngriti këtë çështje krahas kërkesës për statusin e vendit kandidat për Kosovën. Ai shprehu gjithashtu optimizëm për bashkëpunimin rajonal, duke theksuar angazhimin ndaj vlerave të Bashkimit Evropian, rinisë, punësimit dhe sundimit të ligjit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top