Shiroka-Pula tregon pse ende s’ka vendosur për kandidaturën
Justina Shiroka-Pula ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë propozimin e kryeministrit Albin Kurti për presidente të Kosovës, pasi, siç i tha RTV Dukagjinit, nuk ka zhvilluar bisedat që…

Justina Shiroka-Pula ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë propozimin e kryeministrit Albin Kurti për presidente të Kosovës, pasi, siç i tha RTV Dukagjinit, nuk ka zhvilluar bisedat që i konsideron të nevojshme për këtë vendim.
“Ende nuk kam folur me njerëzit me të cilët duhet”, deklaroi ajo, pa specifikuar me kë do të bisedojë.
“Më duhet të diskutoj edhe pak para se të vendos”, tha Shiroka-Pula.
Kurti e propozoi kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për postin e presidentes. Shiroka-Pula më herët ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave dhe deputete e Kuvendit të Kosovës.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


