Rama vë në fokus qasjen e komunave në fondet evropiane
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi rëndësinë e qasjes më të drejtpërdrejtë të komunave në fondet evropiane dhe ndërkombëtare gjatë takimit me Claudia Lucianin, drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale…

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, theksoi rëndësinë e qasjes më të drejtpërdrejtë të komunave në fondet evropiane dhe ndërkombëtare gjatë takimit me Claudia Lucianin, drejtoreshë e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, sipas postimit të tij në Facebook.
Rama njoftoi se e priti Lucianin në Odën e Kryeqytetit. Sipas tij, biseda përfshiu sfidat e komunave, forcimin e demokracisë lokale dhe nevojën për bashkëpunim më të mirë mes pushtetit qendror dhe atij lokal.
Ai tha se Kryeqyteti mbetet i përkushtuar ndaj fuqizimit të vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimit me partnerët evropianë.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


