Pa kategori

Shiroka-Pula: Dialogu Strategjik me SHBA-në të rikthehet menjëherë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kërkoi rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik me SHBA-në gjatë takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Ajo e cilësoi këtë dialog si…

Shiroka-Pula: Dialogu Strategjik me SHBA-në të rikthehet menjëherë
Dëgjo artikullin 1 min

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, kërkoi rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik me SHBA-në gjatë takimit me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Ajo e cilësoi këtë dialog si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta. Shiroka-Pula theksoi gjithashtu se anëtarësimi në NATO mbetet synim parësor i Kosovës.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, deklaroi ajo.

Në takim, presidentja vlerësoi edhe qëndrimin e Shaheen në mbështetje të vazhdimit të pranisë ushtarake amerikane në kuadër të KFOR-it.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top