Pa kategori

Gjermania: Ndryshimet për Specialen s’duhet të cenojnë pavarësinë

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tha se pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohet plotësisht, duke shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës miratoi në ligjin…

Gjermania: Ndryshimet për Specialen s’duhet të cenojnë pavarësinë
Dëgjo artikullin 1 min

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tha se pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohet plotësisht, duke shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet që Kuvendi i Kosovës miratoi në ligjin për këtë gjykatë të martën, pak para mesnatës.

Në përgjigjen për Radion Evropa e Lirë të mërkurën, zëdhënësja e ambasadës, Catalina Heine, theksoi se Dhomat e Specializuara janë institucion gjyqësor i pavarur, i themeluar në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës. Ajo tha se qëllimi i tyre është të sigurojnë llogaridhënie dhe drejtësi për viktimat nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Për të përmbushur këtë synim, pavarësia e tyre duhet të respektohet plotësisht”, thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Ambasada gjermane gjithashtu mbështeti qëndrimin e Bashkimit Evropian kundër ndryshimeve. BE-ja ka vlerësuar se ato bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe ka kërkuar garantimin e pavarësisë gjyqësore të Dhomave të Specializuara.

Ndryshimet e miratuara parashohin ngushtimin e juridiksionit të gjykatës në aspektin e veprave, kohës dhe territorit, kufizimin e dënimit në 15 vjet dhe transferimin e rasteve apo dënimeve në Kosovë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top