Politikë

Na keni ngatërruar me mercenarët

Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët, kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin Lumir Abdixhiku ka reaguar me një mesazh të prerë për qëndrimin e LDK-së, duke theksuar se partia nuk…

Na keni ngatërruar me mercenarët
Dëgjo artikullin 2 min

Abdixhiku: Na keni ngatërruar me mercenarët, kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin

Lumir Abdixhiku ka reaguar me një mesazh të prerë për qëndrimin e LDK-së, duke theksuar se partia nuk do të ndryshojë bindjet për shkak të etiketimeve, kërcënimeve apo shantazhit.

“Etiketimet nuk na e ndryshojnë bindjen. Kërcënimet nuk na e përcaktojnë qëndrimin. Na keni ngatërruar me mercenarët”, ka shkruar ai.

Në postimin e tij, Abdixhiku ka theksuar lidhjen e LDK-së me trashëgiminë e Ibrahim Rugovës dhe orientimin drejt miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara.

Ai ka kundërshtuar edhe përvetësimin politik të historisë së luftës çlirimtare.

“UÇK-ja është edhe gjaku ynë. Me Amerikën e NATO-n na lidh vetë liria. Asnjë tregtari patriotizmi nuk ia lejojmë ta përvetësojë historinë që e bëmë bashkë”, ka deklaruar Abdixhiku.

Sipas tij, LDK-ja i jep llogari Kosovës dhe qytetarëve të saj, ndërsa përballë shantazhit forcohet.

Abdixhiku ka thënë se, po të ishte dëgjuar vizioni i partisë së tij, vendi do të kishte president, stabilitet institucional dhe angazhim për mbrojtjen e së vërtetës së luftës në arenën ndërkombëtare.

“Nuk u dëgjua. U luftua me çdo mjet!”, ka shkruar ai, duke e përshkruar gjendjen aktuale si mungesë institucionesh, mundësish për mbrojtje dhe kohezioni në vend.

Postimin e ka përmbyllur me pyetjen: “Kujt i shërbyen, në të vërtetë?”, pa përmendur emra konkretë.

Scroll To Top