Pa kategori

Shiroka Pula: Të hetohet çdo institucion që duhej ta mbronte

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kërkoi që hetimi për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës të përfshijë edhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte…

Shiroka Pula: Të hetohet çdo institucion që duhej ta mbronte
Dëgjo artikullin 1 min

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, kërkoi që hetimi për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës të përfshijë edhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte viktimën, krahas përgjegjësisë penale të të dyshuarve.

Në deklaratën e saj, ajo kërkoi hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm, duke vënë në qendër edhe mënyrën se si ishin trajtuar kërkesat për ndihmë.

“Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj”, tha presidentja.

Shiroka Pula theksoi se çdo sinjal rreziku dhe çdo ankesë për mosveprim institucional duhet të trajtohet me seriozitet maksimal nga organet e rendit dhe të drejtësisë.

Ajo kërkoi që dyshimet për dështim në mbrojtjen e viktimës të marrin përgjigje ligjore, pa i paraqitur shkeljet institucionale si tashmë të vërtetuara.

“Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit”, deklaroi ajo, duke e cilësuar sigurinë dhe dinjitetin e grave përgjegjësi themelore institucionale.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top