Supremja për rastin e NPB-së: Pa afat për përfundimin
Gjykata Supreme e Kosovës tha se nuk mund të parashikojë afatin e përfundimit të rastit për bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike Banesore, ndërsa kërkoi shmangien e presionit ndaj…

Gjykata Supreme e Kosovës tha se nuk mund të parashikojë afatin e përfundimit të rastit për bllokimin e llogarive bankare të Ndërmarrjes Publike Banesore, ndërsa kërkoi shmangien e presionit ndaj vendimmarrjes gjyqësore pas paralajmërimit të punëtorëve për protestë.
Në sqarimin e saj, gjykata njoftoi se lënda është pranuar dhe regjistruar më 21 gusht 2026 dhe aktualisht është në shqyrtim. Sipas saj, prioritetet përcaktohen në përputhje me ligjin, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe të barabartë të palëve.
Supremja tha se i kupton shqetësimet e punëtorëve, të cilët, sipas informacioneve të bëra publike, janë përballur me vonesa në paga për shkak të bllokimit të llogarive të ndërmarrjes.
“Gjykata Supreme respekton të drejtën e qytetarëve dhe punëtorëve për të shprehur shqetësimet e tyre në mënyrë paqësore dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në sqarim. Gjykata rikujtoi gjithashtu nevojën për të shmangur çdo presion që mund të perceptohet si ndërhyrje në vendimmarrje.
Një ditë më herët, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kishte kërkuar shqyrtimin me prioritet të këtij rasti.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


