Shiroka-Pula: Mbrojtja e grave është përgjegjësi e përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, theksoi se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, sipas njoftimit të Presidencës për…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, theksoi se mbrojtja e grave nga dhuna dhe garantimi i dinjitetit të tyre janë përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore, sipas njoftimit të Presidencës për takimin me përfaqësueset e strehimoreve.
Në takim, ajo nënvizoi se asnjë grua nuk duhet të përballet e vetme me dhunën apo vështirësitë. Presidentja vlerësoi kontributin e strehimoreve në sigurinë e grave dhe mbështetjen për riintegrimin e tyre në shoqëri.
Sipas Presidencës, Shiroka-Pula u interesua për sfidat dhe nevojat konkrete të strehimoreve, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit me institucionet, që shërbimet të jenë të qëndrueshme, të qasshme dhe efektive.
Ajo shprehu gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe për shqyrtimin e mundësive për mbështetjen e punës së tyre.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


