Pa kategori

Shiroka Pula dhe Kurti zotohen për bashkëpunim institucional

Presidentja Justina Shiroka Pula shprehu gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve në takimin me kryeministrin Albin Kurti, i cili u zotua për bashkëpunim në përmbushjen e detyrave kushtetuese, sipas…

Shiroka Pula dhe Kurti zotohen për bashkëpunim institucional
Dëgjo artikullin 1 min

Presidentja Justina Shiroka Pula shprehu gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve në takimin me kryeministrin Albin Kurti, i cili u zotua për bashkëpunim në përmbushjen e detyrave kushtetuese, sipas komunikatës së Presidencës.

Shiroka Pula e priti Kurtin në takim dhe theksoi gatishmërinë për bashkërendim institucional në shërbim të qytetarëve dhe interesave të vendit.

Kurti e falënderoi presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi suksese në detyrë. Sipas komunikatës, ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me të edhe në çështjet me rëndësi për Republikën e Kosovës.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top