Pa kategori

Dhjetë gazetarë lënë N1 para zgjedhjeve, akuzojnë drejtuesit për censurë

Dhjetë gazetarë të televizionit N1 në Serbi kanë dhënë dorëheqje para zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, duke akuzuar menaxhmentin e ri për censurë, manipulim dhe ndërhyrje në pavarësinë editoriale, sipas…

Dhjetë gazetarë lënë N1 para zgjedhjeve, akuzojnë drejtuesit për censurë
Dëgjo artikullin 1 min

Dhjetë gazetarë të televizionit N1 në Serbi kanë dhënë dorëheqje para zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit, duke akuzuar menaxhmentin e ri për censurë, manipulim dhe ndërhyrje në pavarësinë editoriale, sipas letrës së tyre të përbashkët.

Në letrën drejtuar menaxhmentit, gazetarët pretendojnë se pas ndryshimit të pronësisë janë përballur me diskreditim të kolegëve dhe margjinalizim profesional. Sipas tyre, drejtuesit kanë ndryshuar redaktorët e programeve dhe kanë refuzuar diskutime të hapura për problemet brenda redaksisë.

Ata kundërshtojnë edhe një politikë editoriale që, sipas vlerësimit të tyre, krijon barazi artificiale mes aktorëve politikë, pa marrë parasysh kontekstin dhe trajtimin që autoritetet serbe i kanë bërë televizionit. Gazetarët thonë se kufizimet ua kanë pamundësuar vazhdimin e punës pa cenuar parimet profesionale.

Christiane Amanpour shprehu shqetësim në platformën X për lirinë e shtypit në Serbi pikërisht para zgjedhjeve. Ajo theksoi se shtypi i lirë dhe i pavarur duhet të jetë i panegociueshëm në çdo demokraci.

Redaksia e N1 e ka konfirmuar largimin e dhjetë gazetarëve dhe ka shprehur keqardhje për vendimin e tyre. Në qëndrimin e saj, ajo deklaron se do të vazhdojë të mbrojë parimet profesionale dhe pavarësinë e raportimit.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top