Shiroka Pula dhe Jashari vënë në fokus kapacitetet e FSK-së
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, trajtuan sot rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sipas njoftimit të Presidencës. Në…

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, trajtuan sot rëndësinë e forcimit të kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, sipas njoftimit të Presidencës.
Në takimin e zhvilluar në Presidencë u diskutuan zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe vazhdimi i punës për përmbushjen e misionit kushtetues të FSK-së. Presidentja, njëherësh komandante supreme, theksoi rolin e kësaj force në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Jashari e uroi Shiroka Pulën për marrjen e detyrës së presidentes.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


