Pa kategori

Bordet e BQK-së dhe RTK-së në agjendën e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka në rendin e ditës për të enjten përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së dhe formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të…

Bordet e BQK-së dhe RTK-së në agjendën e Kuvendit
Dëgjo artikullin 1 min

Kuvendi i Kosovës ka në rendin e ditës për të enjten përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së dhe formimin e komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të RTK-së, sipas njoftimit zyrtar. Seanca plenare është paraparë të nisë në orën 10:00.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Në agjendë është gjithashtu shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. Në fillim të seancës parashihen miratimi i procesverbaleve të mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top