Serwer për Berishën: “Është koha për një udhëheqje të re”
Daniel Serwer vlerësoi se është koha për një udhëheqje të re, duke iu referuar Sali Berishës gjatë një interviste për Top Channel mbi protestat në Shqipëri dhe thirrjen e kreut…

Daniel Serwer vlerësoi se është koha për një udhëheqje të re, duke iu referuar Sali Berishës gjatë një interviste për Top Channel mbi protestat në Shqipëri dhe thirrjen e kreut të PD-së për mosbindje civile.
“Unë e njoh Sali Berishën prej shumë vitesh”, tha profesori i politikës së jashtme në Universitetin Johns Hopkins. “Është koha për një udhëheqje të re.” Ai e përshkroi qëndrimin e gjatë të drejtuesve në pushtet si një problem më të gjerë në Ballkan.
Serwer kundërshtoi përdorimin e dhunës dhe tha se ndryshimi duhet të vijë përmes votës. Sipas tij, mosbindja civile nënkupton rezistencë pasive, pa përleshje me forcat e sigurisë. Ai shtoi se nuk e dinte si e kishte kuptuar Berisha këtë koncept.
Duke kujtuar praninë e tij në Shqipëri në vitin 1997, Serwer paralajmëroi për rrezikun e destabilizimit nga protestat e dhunshme. Ai i cilësoi protestat të pranueshme, por vlerësoi se dhuna po i diskreditonte ato.
I pyetur për pretendimet e Ramës për ndërhyrje të huaja, Serwer tha se nuk mund të jepte një përgjigje, pasi nuk ndodhej në Shqipëri.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


