Protesta e studentëve në Tiranë: Policia shoqëron 23 persona
Policia e Shtetit njoftoi se ka shoqëruar 23 persona pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe se gjashtë policë e një gazetare kanë mbetur të lënduar,…

Policia e Shtetit njoftoi se ka shoqëruar 23 persona pas protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe se gjashtë policë e një gazetare kanë mbetur të lënduar, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit policor, një grup protestuesish dëmtuan rrethimin dhe portën hyrëse të ministrisë, thyen xhamat dhe dëmtuan fasadën me gurë e sende të forta. Policia pretendon gjithashtu se disa protestues, përfshirë persona të maskuar, sulmuan punonjësit e saj me molotovë, kapsolla dhe gurë.
Policia tha se ndërhyri pas thirrjeve për ndalimin e veprimeve të dhunshme dhe i shoqëroi 23 personat për veprime të mëtejshme procedurale. Njoftimi nuk sqaron nëse ka protestues të lënduar.
Strukturat hetimore të Policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në veprimet që Policia i cilëson të paligjshme.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


