Pa kategori

IKD: Ministri jashtë Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Instituti i Kosovës për Drejtësi propozon që ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, sepse, sipas tij, kjo përbërje i mundëson ekzekutivit të…

IKD: Ministri jashtë Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë
Dëgjo artikullin 1 min

Instituti i Kosovës për Drejtësi propozon që ministri i Drejtësisë të mos jetë anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë, sepse, sipas tij, kjo përbërje i mundëson ekzekutivit të ndërhyjë në vendimmarrjen e një institucioni të përcaktuar si të pavarur.

Në hulumtimin parlamentar për reformën e këshillave të drejtësisë dhe Akademisë, IKD-ja propozon një amendament për Projektligjin nr. 11/L-011. Instituti thekson se Këshilli Drejtues vendos edhe për ankesat ndaj vlerësimit të trajnimit fillestar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, vendime që mund të ndikojnë në vazhdimin e karrierës së tyre.

Sipas IKD-së, largimi i ministrit nga ky organ mbështetet edhe në rekomandimin e Komisionit të Venecias. Instituti propozon një këshill me përfaqësues të Gjykatës Supreme, Prokurorit të Shtetit, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial, pa përfaqësues të pushtetit ekzekutiv.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top