Pa kategori

Protesta në Tiranë, ministria mohon vdekjen e një të mituri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përgënjeshtroi informacionin për vdekjen e një të mituri gjatë protestës së sotme në Tiranë dhe njoftoi se tre persona po trajtohen në Spitalin Universitar…

Protesta në Tiranë, ministria mohon vdekjen e një të mituri
Dëgjo artikullin 1 min

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përgënjeshtroi informacionin për vdekjen e një të mituri gjatë protestës së sotme në Tiranë dhe njoftoi se tre persona po trajtohen në Spitalin Universitar të Traumës, të gjithë në gjendje të qëndrueshme.

Sipas njoftimit të publikuar në orën 16:00, në spital kanë mbërritur një efektiv policie, një 15-vjeçar dhe një përfaqësuese e medias pas incidenteve gjatë protestës.

“Gjendja e tyre është stabël, po kryejnë ekzaminimet dhe po marrin trajtimin nga stafet mjekësore dhe infermierore”, thuhet në njoftim.

Ministria e cilësoi të pavërtetë informacionin për humbjen e jetës së një të mituri dhe u bëri thirrje mediave e publikut të verifikojnë informacionet përpara shpërndarjes së tyre.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top