Begaj, Shiroka-Pulës: Shqipëria dhe Kosova bashkë në çdo sfidë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka përcjellë Justina Shiroka-Pulës zotimin se Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë në çdo sfidë dhe drejt së ardhmes evropiane, në urimin për…

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka përcjellë Justina Shiroka-Pulës zotimin se Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë në çdo sfidë dhe drejt së ardhmes evropiane, në urimin për zgjedhjen e saj presidente të Kosovës.
“Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë”, shkroi Begaj në Facebook.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e uroi Shiroka-Pulën përmes një postimi në X. Ai e cilësoi momentin e zgjedhjes së saj si një fazë sfiduese për Kosovën, rajonin dhe Evropën, duke i uruar mbarësi dhe suksese.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në raundin e parë, në seancën e Kuvendit që nisi më 6 tetor dhe përfundoi rreth 15 minuta pas mesnatës së 7 tetorit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


