Pa kategori

Sadiku për Kurtin dhe Ramën: Fitoret nuk dëshmojnë qeverisje të suksesshme

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, vlerësoi se Albin Kurti dhe Edi Rama kanë dëshmuar aftësi për të fituar zgjedhje, por ende jo për të ndërtuar shtet, duke i akuzuar për…

Sadiku për Kurtin dhe Ramën: Fitoret nuk dëshmojnë qeverisje të suksesshme
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, vlerësoi se Albin Kurti dhe Edi Rama kanë dëshmuar aftësi për të fituar zgjedhje, por ende jo për të ndërtuar shtet, duke i akuzuar për përqendrim të pushtetit rreth vetes.

Në një postim në Facebook, Sadiku i përshkroi të dy si drejtues partish të majta me prirje autoritare. Sipas tij, në modelet e tyre të qeverisjes, institucionet, agjencitë dhe ndërmarrjet publike trajtohen si zgjatime të partisë, ndërsa besnikëria politike merr përparësi ndaj profesionalizmit.

“Fitorja në zgjedhje nuk është dëshmi e suksesit në qeverisje”, shkroi ai.

Sadiku kritikoi edhe angazhimin e tyre rajonal, duke pretenduar se ndërhyrjet në politikën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kanë kontribuar në përçarje. Ai i akuzoi gjithashtu se i përdorin shqiptarët e Luginës së Preshevës për propagandë politike.

Deputeti e lidhi kritikën me dallimin mes deklarimeve për teknologjinë e së ardhmes dhe problemeve të përditshme të qytetarëve. Sipas tij, furnizimi me ujë, arsimi, shëndetësia dhe shërbimet institucionale mbeten probleme të pazgjidhura në vendet që udhëheqin Kurti dhe Rama.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top