Jansha i premton Kurtit mbështetje për rrugën drejt BE-së
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e siguroi Albin Kurtin se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Sllovenisë për integrimin evropian, në letrën ku e uron për mandatin…

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, e siguroi Albin Kurtin se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të Sllovenisë për integrimin evropian, në letrën ku e uron për mandatin e ri si kryeministër.
“Ju lutem, jini të sigurt se Kosova mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e plotë të vendit tonë dhe në ndihmën tonë në këtë fushë”, thuhet në letrën e Janshës.
Ai theksoi se Sllovenia u kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me shtetet e Evropës Juglindore dhe përparimit të tyre drejt Bashkimit Evropian.
Jansha shprehu gjithashtu besimin se partneriteti mes Kosovës dhe Sllovenisë do të forcohet në dobi të qytetarëve të dy vendeve, si dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


