Pa kategori

Çitaku: Pas ligjit, shteti duhet të mbështesë betejën në apel

Vlora Çitaku tha se pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, angazhimi institucional duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit në mbështetje të betejës për drejtësi në…

Çitaku: Pas ligjit, shteti duhet të mbështesë betejën në apel
Dëgjo artikullin 1 min

Vlora Çitaku tha se pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Specialen, angazhimi institucional duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit në mbështetje të betejës për drejtësi në apel në Dhomat e Specializuara.

“Kjo është një kthesë e rëndësishme, e shumëpritur dhe e nevojshme. Tani, angazhimi ynë duhet të vazhdojë me të gjitha kapacitetet e shtetit, në mbështetje të betejës për drejtësi në apel”, shkroi sekretarja e përgjithshme e PDK-së dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës.

Çitaku e cilësoi miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente si dy vendime me të cilat, sipas saj, Kuvendi nderoi UÇK-në dhe shtetin. Ajo tha se zëri i qytetarëve ishte shndërruar në obligim për institucionet dhe bëri thirrje për vazhdimin e unitetit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ajo ia dedikoi atë që e quajti fitore të shtetit Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shkruar: “Kosova është pranë jush”.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top