Pa kategori

Rrustemi: Ligji për Specialen mori 90 vota, presidenti s’i ka 80

Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje tha se ligji për Specialen nuk është në rrezik, pasi mori 90 vota, ndërsa për zgjedhjen e presidentit ende nuk janë siguruar 80 vota. Në një…

Rrustemi: Ligji për Specialen mori 90 vota, presidenti s’i ka 80
Dëgjo artikullin 1 min

Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje tha se ligji për Specialen nuk është në rrezik, pasi mori 90 vota, ndërsa për zgjedhjen e presidentit ende nuk janë siguruar 80 vota. Në një lidhje direkte në emisionin Kosova Live në T7, ai e lidhi funksionimin e institucioneve me mundësinë për t’u dhënë mbështetje ish-krerëve të UÇK-së në procesin në Hagë.

“Po e përsërisë, nuk është në rrezik ligji, sepse ligji mori 90 vota, është presidenti që nuk i ka ende 80 vota”, tha Rrustemi.

Sipas tij, zgjedhja e presidentit është interes shtetëror dhe tashmë edhe interes kombëtar. Ai argumentoi se miratimi i ligjit pa u shqetësuar për zgjedhjen e presidentit nuk e adreson nevojën për institucione funksionale, të cilat i konsideron të domosdoshme për mbështetjen e procesit në Hagë.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top