Pa kategori
Rama përjashton dorëheqjen, ofron dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë e dorëheqjes dhe u shpreh i gatshëm për dialog me studentët, në një reagim për Reuters pas përplasjeve gjatë protestave në Tiranë. Rama tha se…

Kryeministri Edi Rama përjashtoi mundësinë e dorëheqjes dhe u shpreh i gatshëm për dialog me studentët, në një reagim për Reuters pas përplasjeve gjatë protestave në Tiranë.
Rama tha se qeveritë ndryshohen përmes zgjedhjeve demokratike dhe jo përmes dhunës. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë për të adresuar kërkesat legjitime të studentëve.
Qëndrimi i tij vjen pas incidenteve dhe dëmtimeve të institucioneve e bizneseve gjatë protestave në kryeqytet.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


