Musliu: Ligji për Specialen nuk pret, të tjerat presin
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha para mbledhjes së kryesisë së partisë se Ligji për Dhomat e Specializuara është çështja që nuk mund të presë, ndërsa çështjet e tjera mund…

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha para mbledhjes së kryesisë së partisë se Ligji për Dhomat e Specializuara është çështja që nuk mund të presë, ndërsa çështjet e tjera mund të presin.
“Ajo çka nuk pret momentalisht është Ligji për Dhomat e Specializuara, të tjerat presin”, deklaroi Musliu.
Ajo nuk dha hollësi për çështjet që do të diskutoheshin në mbledhje, duke thënë se do të fliste pas përfundimit të saj. Musliu theksoi se PDK-ja nuk i shmanget përgjegjësisë shtetërore dhe institucionale dhe se takimi është pjesë e angazhimit të partisë për Kosovën.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


