Rrahmani e sheh presionin qytetar si zgjidhje për Hagën
Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha në emisionin FIVE se presioni i qytetarëve është zgjidhja për ta detyruar Qeverinë të angazhohet seriozisht në mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin…

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, tha në emisionin FIVE se presioni i qytetarëve është zgjidhja për ta detyruar Qeverinë të angazhohet seriozisht në mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në procesin në Hagë.
“Unë prapë mendoj dhe vazhdoj të besoj që e vetmja zgjidhje është sheshi dhe presioni i qytetarëve për ta detyruar këtë pushtet të angazhohet seriozisht në këtë pikë”, deklaroi ai.
Rrahmani e vlerësoi si të duhur, por të vonuar, vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Kombëtare Shtetërore lidhur me procedurat e Dhomave të Specializuara. Sipas tij, vendimi duhej të merrej më 17 shtator dhe vonesa ka shtuar punën dhe shpenzimet e nevojshme për të arritur rezultatin e synuar.
Ai tha se organizimi do të ishte më i fuqishëm nëse grupit do t’i printe vetë kryeministri Albin Kurti. Rrahmani shprehu dyshime se procesi do të ecë përpara pa mobilizim dhe presion nga jashtë, duke theksuar se institucionet kishin obligim të qëndronin pranë ish-krerëve të UÇK-së, pavarësisht rezultatit të pritur.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


