Rexhepi: Protestuesit që më penguan nuk e kanë në zemër kauzën e UÇK-së
Deputeti i Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, tha në tëvë1 se protestuesit që e penguan të dilte nga Kuvendi më 5 tetor nuk e kanë në zemër kauzën e UÇK-së, duke kundërshtuar…

Deputeti i Vetëvendosjes, Fahrush Rexhepi, tha në tëvë1 se protestuesit që e penguan të dilte nga Kuvendi më 5 tetor nuk e kanë në zemër kauzën e UÇK-së, duke kundërshtuar motivet e veprimit të tyre ndaj tij.
“Sa i përket kauzës së UÇK-së, jam shumë i bindur se ata nuk e kanë në objektivë dhe as në zemër kauzën rreth UÇK-së, jo më shumë se unë, por as sa unë”, deklaroi Rexhepi. Reagimi lidhet me incidentin e një dite më parë, kur disa protestues e kapën dhe e kthyen brenda objektit të Kuvendit.
Rexhepi tha se edhe vetë ka marrë pjesë në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai përmendi tubime në Prishtinë e Tiranë gjatë vitit të kaluar, si dhe protestën në Viti pesë ditë para deklaratës së tij, ku tha se ishte ftuar si deputet.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


