Pa kategori

Doyle: Specialja ende pa komente për ndryshimet në ligj

Dhomat e Specializuara të Kosovës aktualisht nuk kanë komente për ndryshimet në ligjin që rregullon veprimtarinë e tyre, tha zëdhënësi Michael Doyle në informimin javor për media të enjten. “Dhomat…

Doyle: Specialja ende pa komente për ndryshimet në ligj
Dëgjo artikullin 1 min

Dhomat e Specializuara të Kosovës aktualisht nuk kanë komente për ndryshimet në ligjin që rregullon veprimtarinë e tyre, tha zëdhënësi Michael Doyle në informimin javor për media të enjten.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës vërejnë se më 6 tetor, gjatë leximit të dytë nga Kuvendi i Kosovës, u miratuan ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Aktualisht nuk kemi komente lidhur me këtë”, tha Doyle.

Ai shtoi se Dhomat e Specializuara mbeten të përqendruara në mandatin e tyre për zhvillimin e proceseve gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të pavarura, si dhe në mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top