Pa kategori

Reshitaj vë në pikëpyetje çfarë vjen pas suspendimeve

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, vuri në pikëpyetje nëse suspendimi i 11 zyrtarëve policorë për shkelje të dyshuara në rastin e Arlinda Zekajt do të pasohet me përgjegjësi konkrete, duke…

Reshitaj vë në pikëpyetje çfarë vjen pas suspendimeve
Dëgjo artikullin 1 min

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, vuri në pikëpyetje nëse suspendimi i 11 zyrtarëve policorë për shkelje të dyshuara në rastin e Arlinda Zekajt do të pasohet me përgjegjësi konkrete, duke kujtuar se, sipas saj, katër policë të suspenduar pas vrasjes së Hamide Magashit ishin rikthyer në detyrë.

Në reagimin e saj, Reshitaj shkroi se edhe në rastin e Magashit kishte pasur suspendime, dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, si dhe kallëzim penal ndaj zyrtarëve policorë. Ajo tha se rikthimin e katër zyrtarëve në punë e kishte konfirmuar vetë drejtori i Policisë.

Duke e lidhur atë rast me masat e fundit, deputetja ngriti pyetjen nëse institucionet po kërkojnë përgjegjësi apo po ndërmarrin masa të përkohshme për të qetësuar reagimin publik.

“A po kërkohet përgjegjësi e vërtetë, apo vetëm po qetësohet reagimi publik derisa të harrohet rasti?”, shkroi ajo.

“Suspendimi nuk është drejtësi. Heshtja nuk është përgjegjësi. Dhe jeta e grave nuk mund të mbetet në mëshirën e dështimeve institucionale!”, përfundoi Reshitaj.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top