BE: Ndryshimet për Specialen bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare
Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, sipas qëndrimit të BE-së të përcjellë nga zëdhënësi Christian Wiegand për Radion Evropa…

Ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian, sipas qëndrimit të BE-së të përcjellë nga zëdhënësi Christian Wiegand për Radion Evropa e Lirë.
Wiegand shprehu shqetësimin e thellë të BE-së dhe i bëri thirrje Kosovës të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet. Ai kërkoi respektimin e plotë të mandatit aktual dhe të pavarësisë së këtij institucioni.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”, theksoi Wiegand.
Kuvendi i Kosovës i miratoi ndryshimet në lexim të dytë para votimit për presidenten Justina Shiroka-Pula. Nisma e PDK-së synon kufizimin e kompetencave të Dhomave të Specializuara.
Në të njëjtin qëndrim, BE-ja përshëndeti zgjedhjen e presidentes dhe shprehu pritjen për rikthimin e stabilitetit institucional. Wiegand theksoi se partneriteti me Kosovën përfshin edhe përgjegjësi të përbashkëta.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


