Rudolph: Hapa për Asociacionin, lëvizje nga BE-ja për aplikimin
Ambasadori gjerman Rainer Rudolph kërkoi hapa konkretë nga Kosova për zbatimin e marrëveshjes për vetorganizimin e pakicës serbe, ndërsa tha se BE-ja duhet ta përcjellë aplikimin e Kosovës për anëtarësim…

Ambasadori gjerman Rainer Rudolph kërkoi hapa konkretë nga Kosova për zbatimin e marrëveshjes për vetorganizimin e pakicës serbe, ndërsa tha se BE-ja duhet ta përcjellë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Komisionin Evropian.
Duke folur për Asociacionin, ai përmendi zbatimin e marrëveshjes si një nga veprimet që mund të ndërmarrë Kosova, por nuk përcaktoi se si duhet të realizohet ky hap.
“Se si do të realizohet kjo, do ta shohim, por padyshim që ka shumë punë për t’u bërë nga të dyja vendet”, tha Rudolph.
Diplomati e cilësoi konfirmimin e institucioneve dhe formimin e qeverisë me mandat të plotë si parakusht për përparimin e Kosovës. Ai përmendi edhe miratimin e legjislacionit që do të mundësonte disbursimin e fondeve nga Plani i Rritjes, duke vlerësuar se procesi ka ecur tepër ngadalë prej disa vitesh.
Për dialogun Kosovë–Serbi, Rudolph tha se të dyja vendet duhet të angazhohen në procesin e ndërmjetësuar nga BE-ja. Një takim të nivelit të lartë mes tyre e paraqiti si hap të mundshëm konkret, pa njoftuar ndonjë takim të caktuar.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


