Pa kategori

Reshitaj: Çfarë sollën mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësinë?

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, kërkoi që ministri i Shëndetësisë dhe përfaqësuesit e SHSKUK-së të raportojnë në komisionin parlamentar nëse mbi 1.8 miliardë euro, që sipas saj janë ndarë për…

Reshitaj: Çfarë sollën mbi 1.8 miliardë euro për shëndetësinë?
Dëgjo artikullin 2 min

Deputetja e LDK-së, Albena Reshitaj, kërkoi që ministri i Shëndetësisë dhe përfaqësuesit e SHSKUK-së të raportojnë në komisionin parlamentar nëse mbi 1.8 miliardë euro, që sipas saj janë ndarë për shëndetësinë gjatë pesë vjetëve, kanë përmirësuar shërbimet për pacientët.

Reshitaj kundërshtoi vlerësimin se është herët për t’i ftuar në raportim, duke e lidhur kërkesën me transparencën dhe llogaridhënien në sektor.

“Nuk pajtohem me idenë që është herët me i ftu në raportim ministrin dhe përfaqësuesit e SHSKUK-së. Mendoj që jemi vonë”, tha ajo.

Deputeti i Vetëvendosjes, Egzon Azemi, tha se programi qeveritar ishte paraqitur disa herë në Kuvend, por zgjedhjet e njëpasnjëshme kishin penguar zbatimin e tij. Sipas tij, tashmë institucionet janë funksionale dhe ministritë i kanë të qarta planet që duhet të zbatojnë.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, kundërshtoi përqendrimin te programet elektorale dhe kërkoi program qeverisës me agjendë të qartë parlamentare.

Kryetari i komisionit, Uran Ismaili, e vlerësoi të nevojshëm raportimin e ministrit Arben Vitia për punën e deritashme dhe planet e ardhshme. Ai ngriti edhe shqetësimet e qytetarëve për furnizimin me insulinë, duke kërkuar sqarime dhe llogaridhënie nga ministri.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top