Macron paralajmëron ndëshkime për dhunën gjatë protestave
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se personat që kanë sulmuar institucionet dhe bizneset gjatë protestave në Francë do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen. Në një postim në X…

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se personat që kanë sulmuar institucionet dhe bizneset gjatë protestave në Francë do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen.
Në një postim në X të shtunën në mbrëmje, ai dënoi shkatërrimet dhe plaçkitjet, duke theksuar: “Nuk ka vend për dhunë në Republikën tonë”.
Macron shprehu mbështetje për forcat e rendit, të cilat, sipas tij, garantojnë të drejtën për të protestuar. Ai bëri thirrje për bashkim kundër atyre që, siç u shpreh, kërkojnë të rrëzojnë institucionet dhe pengojnë qytetarët që i paraqesin kërkesat në mënyrë paqësore.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


