Rashica: “Ishte ndeshje që është dashur të fitojmë”
Milot Rashica tha pas barazimit 0-0 me Izraelin se Kosova duhej ta kishte fituar ndeshjen, duke iu referuar rasteve të krijuara në Debrecen. Sulmuesi, i aktivizuar nga minuta e 69-të,…

Milot Rashica tha pas barazimit 0-0 me Izraelin se Kosova duhej ta kishte fituar ndeshjen, duke iu referuar rasteve të krijuara në Debrecen. Sulmuesi, i aktivizuar nga minuta e 69-të, pranoi megjithatë se edhe kundërshtari kishte mundësi për të shënuar.
“Ishte ndeshje që është dashur të fitojmë, por duhet pasur parasysh që kemi lojtarë të rinj dhe lojtarë që nuk po luajmë shumë në klubet tona”, tha Rashica pas takimit të Ligës B të Ligës së Kombeve.
Ai shtoi se skuadra duhet ta pranojë pikën dhe të përgatitet për përballjen me Austrinë, të dielën në Prishtinë. Rashica e cilësoi ndeshjen e ardhshme edhe më të rëndësishme dhe kërkoi më shumë përqendrim nga ekipi.
Sponsorët
![]() | ![]() | ![]() |


