Pa kategori

Ramush Haradinaj: Shkarkimi i Isufajt është hakmarrje politike

Deputeti Ramush Haradinaj e cilësoi shkarkimin e Blerim Isufajt nga drejtimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës si hakmarrje e pastër politike ndaj atyre që mbrojnë pavarësinë e institucioneve. Në reagimin…

Ramush Haradinaj: Shkarkimi i Isufajt është hakmarrje politike
Dëgjo artikullin 1 min

Deputeti Ramush Haradinaj e cilësoi shkarkimin e Blerim Isufajt nga drejtimi i Prokurorisë Speciale të Kosovës si hakmarrje e pastër politike ndaj atyre që mbrojnë pavarësinë e institucioneve.

Në reagimin e tij, Haradinaj e lidhi shkarkimin me kritikat që, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i kishte bërë kryeprokurorit në foltoren e Kuvendit. Ai pretendoi se Kurti kishte mbrojtur të akuzuarit për korrupsion.

“Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit”, tha Haradinaj.

Ai e kundërshtoi shkarkimin si veprim që, sipas vlerësimit të tij, nuk përfaqëson sundim të ligjit. “Kosova nuk do të lejojë që lufta kundër korrupsionit të diktohet nga zyrat e politikës dritëshkurtër!”, deklaroi ai.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top