Pa kategori

Wilson akuzon pushtetin e Vuçiqit për vjedhje të zgjedhjeve

Kongresisti amerikan Joe Wilson pretendoi se pushteti i Aleksandar Vuçiqit po përpiqet të vjedhë zgjedhjet në Serbi dhe i bëri thirrje botës të mos i anashkalojë këto zhvillime. Në postimin…

Wilson akuzon pushtetin e Vuçiqit për vjedhje të zgjedhjeve
Dëgjo artikullin 1 min

Kongresisti amerikan Joe Wilson pretendoi se pushteti i Aleksandar Vuçiqit po përpiqet të vjedhë zgjedhjet në Serbi dhe i bëri thirrje botës të mos i anashkalojë këto zhvillime.

Në postimin e tij në X më 7 tetor, Wilson e përshkroi pushtetin e Vuçiqit si të mbështetur nga Kina dhe Rusia. Ai shkroi se “regjimi i Vuçiqit, i mbështetur nga Kina dhe Rusia, po përpiqet të vjedhë zgjedhjet”.

“Bota nuk duhet të shikojë nga ana tjetër!”, shkroi kongresisti, duke ftuar lexuesit të lexojnë edhe shkrimin e tij në Washington Examiner. Pretendimi për përpjekje për vjedhjen e zgjedhjeve është akuzë e Wilson.

Sponsorët

Petrol CompanyJYSKMishtore Meli
Scroll To Top